Diaspora ofron mundësinë për promovimin e kulturës, arsimit dhe ndërtimin e urave për bashkëpunim mes shteteve

09 korrik 2018

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, z. Carlo Romeo.

Ministri Ademi gjatë bisedës së tij gjerësisht informoi bashkëbiseduesin për aktivitetet e Kabinetit të tij rreth Strategjisë Kombëtare dhe shtyllat bazë për bashkëpunimin me diasporën në më shumë fusha të interesit të saj.

Duke pasur parasysh numrin e madh të diasporës me origjinë nga Maqedonia në Itali, u theksua se është një mundësi e mirë për ndërtimin e urave për bashkëpunim në më shumë fusha, kryesisht në ekonominë, kulturën, arsimin dhe investimet.

Albanian

Promovim i Doracakut për mërgimtarët, Libër me ilustrime për të mësuar gjuhën amtare dhe ueb faqja e re e Agjencisë së Migracionit për Diasporën anembanë botës

06 korrik 2018

Dje pasdite, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, Agjencia e Migracionit e Republikës së Maqedonisë në promovim celebrimin prezantoi tre projektet e reja me rëndësi1 të madhe për bashkatdhetarët nga Maqedonia në Diasporë.

Me hartimin e këtij Doracaku për mërgimtarët, Librin me ilustrime për të mësuar gjuhën amtare fëmijët  e  bashkatdhetarëve dhe ueb faqja e re e Agjencisë së Migracionit mundësoi realizimin e nevojave, qëllimeve dhe kërkesave të bashkatdhetarëve në vendet ku jetojnë, punojnë dhe veprojnë të organizuar.

Albanian

Takimi i tretë i Komisionit të përzier ndërqeveritar për zbatimin e Marrëveshjes për mbrojtjen e pakicës maqedonase në Republikën e Kroacisë dhe pakicës kroate në Republikën e Maqedonisë

18 qershor 2018

Sot (18.06.2018), u mbajt takimi i tretë me radhë i Komisionit të përzier ndërqeveritar (KPN) për zbatimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë në sferën e pakicave nacionale.

Albanian

Marrëveshje dinjitoze që e konfirmon identitetin dhe e garanton ardhmërinë

Të nderuar bashkëqytetarë të Republikës së Maqedonisë në diasporë.

Këtyre ditëve, të gjithë ne, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, këtu në shtet dhe në diasporë, marrim pjesë dhe e shkruajmë kapitullin e ri të historisë sonë. Kapitull në të cilin me marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e kontestit maqedono-grek për emrin dhe partneritetin strategjik e zgjidhim pyetjen e hapur mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës se Greqisë, njëkohësisht ndërtojmë miqësi dhe besim të ndërsjelltë mes dy vendeve dhe dy popujve, që asnjëherë më parë nuk ka qenë më e madhe.

Albanian

Pages