Diaspora paraqet urë lidhëse midis dy vendeve miqësore

13 qershor 2018

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me ambasadoren e Kanadasë në Beograd, znj.Kati Çaba, e cila mbulon edhe Republikën e Maqedonisë në mënyrë jorezidente.

Ministri Ademi i uroi sukses në kryerjen e funksionit të ri si ambasadore në Republikën e Maqedonisë dhe dinamizmin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve miqësore në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.

Albanian

U nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komunës së Shtipit

6 qershor 2018

Ministri në Qeverine e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me prefektin e Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski në Shtip.

Në takim u hapën më shumë çështje aktuale lidhur me emigrantët nga Shtipi, si dhe mundësia e avansimit të komunikimit dhe bashkëpunimit me ata.

Albanian

Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë në sferën e minoriteteve kombëtare

22 maj 2018

Gjatë vizitës dy – ditore, ministri për Marrëdhëniet me Diasporën në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, sot, realizoi takim me ministrin për Drejtori Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Serbisë, Branko Ruzhiq.

Në takimin, dy ministrat biseduan për shumë çështje aktuale  në lidhje me përforcimin e të drejtave të minoritetit kombëtar të Maqedonisë në Republikën e Serbisë dhe të minoritetit kombëtar të Serbisë në Republikën e Maqedonisë, duke shkëmbyer përvoja pozitive nga dy vendet me qëllim për avancim në periudhën e ardhshme.

Albanian

Pages