Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi në takim pune me Ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, znj. Sibil Suter Tehada

20 nëntor 2017

Ministri në Qeverinë е Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për Marrëdhëniet me Diasporën, sot realizoi takim pune me Ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, znj. Sibil Suter Tehada.

Ministri Edmond Ademi, theksoi që Diaspora e Republikës së Maqedonisë në Zvicër është një segment i rëndësishëm në shoqërinë zvicërane.

 Ambasadorja zvicërane znj. Sibil Suter Tehada, shprehu kënaqësinë e saj të madhe me angazhimin e Kabinetit të Ministrit të Diasporës dhe interesin për krijimin e Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën.

 

Ministri Ademi, theksoi që bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyeshëm dhe sot Zvicra është një nga partnerët bilateral të rëndësishëm të Republikës së Maqedonisë.

Të dy palët shfaqën interes për bashkëpunim të hapur në të ardhmen, sepse kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe se kjo është në interes edhe  të Republikës së Maqedonisë por dhe të Zvicrës.

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: