Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi në takim pune në Mbretërinë e Bashkuar

25 nëntor 2017

Më 25 tetor, të mërkurën, Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për Marrëdhëniet me Diasporën, realizoi një sërë takimesh në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri Ademi u takua me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Fiona McILwham, në të cilën Ministri mori mbështetje të qartë në procesin e realizimit të shumë aktiviteteve dhe zgjidhjen e problemeve në lidhje me çështjen e Diasporës, si dhe fillimin e procesit të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën.

Përveç kësaj, ministri Ademi u takua gjithashtu me kryetarin e komunës së Wandsworth, Leslie McDonnell. Në Wandsworth, një nga 32 komunat në Londër, jetojnë mbi 2500 qytetarë të Maqedonisë. Në parim, u dakorduan që komuna të ndihmojë në sigurimin e lokaleve për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës së Maqedonasve në Mbretërinë e Bashkuar (AMUK).

Ministri Ademi gjithashtu vizitoi Littlehampton, ku u takua me qytetarët e Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Në takim ministri Ademi shpjegoi punën e deritanishme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe dëgjoi problemet kryesore me të cilat Diaspora jonë përballet, në mënyrë që të ndërmarrë një sërë hapash për zgjidhjen graduale të tyre.

Sot, ministri Ademi do të vazhdojë me aktivitetet e punës në Mbretërinë e Bashkuar. Fillimisht, Ministri Ademi do të takohet me Ministrin “në hije” për Evropën në Partinë Laburiste, Khalid Mahmood, pastaj do të vizitojë ekspozitën e terrakotës nga Vinica në një muze në Oksford. Në fund të ditës së punës, ministri Ademi do të takohet me kryetarët e shoqatave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: