Ministri Ademi iu drejtua Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Maqedonase në Mbretërinë e Suedisë - Geteborg

23 prill 2018

 Me ftesë të Lidhjes Maqedonase në Suedi, sot Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën Edmond Ademi mori pjesë dhe iu drejtua Kuvendit Zgjedhor të kësaj organizate maqedonase në diasporë.

Ministri Ademi i njoftoi delegatët e pranishëm me punën e tij gjatë dhjetë muajve të kaluar duke theksuar se një nga qëllimet e tij është krijimi i bashkëpunimit institucional dhe komunikimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe diasporës së saj. Ministri Ademi theksoi rëndësinë e Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunimin me Diasporën, një dokument që po përgatitet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë, i cili analizon kushtet ekzistuese, sfidat, si dhe udhëzimet për veprim dhe vendosjen e bashëpunimit të suksesshëm mes shtetit dhe diasporës.

"Madhësia e Lidhjes Maqedonase është veprimi si një organizatë jopolitike dhe jofitimprurëse në këtë hapësirë, por me një vizion historik, duke ruajtur vlerat themelore të shoqërisë maqedonase në tërësi në korniza europiane dhe në këto hapësira të kontinentit"  theksoi Ministri Ademi.

Përveç kësaj, ministri Ademi informoi delegatët e pranishëm dhe me punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në tërësi. Ai theksoi se fokusi kryesor i Programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën 2017-2020 është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e standardit të jetesës së qytetarëve nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve vendase, kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që investojnë dhe hapin vende të reja pune. Lajm shumë i rëndësishëm për diasporën është miratimi i Projekt-ligjit për mbështetje financiare të investimeve nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e cila përveç investitorëve vendas dhe të huaj përfshin mbështetje financiare dhe investime nga diaspora.

Lidhur me politikën e jashtme, Ministri Ademi theksoi përparimin e dukshëm të Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike dhe si moment shumë i rëndësishëm theksoi Raportin e fundit të Këshillit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Raportin e Bashkimit Europian, i cili përmbajtësisht është me rekomandim të pastër për Republikën e Maqedonisë.

Në fund të fjalës së tij Ministri Ademi falënderoi për ftesën dhe në emër të tij, si dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të pranishmëve u uroi punë të mbarë edhe në të ardhmen, rezultate pozitive dhe rritje si Lidhje Maqedonase.

Albanian