Ministri Edmond Ademi dhe kryetari i Presidencës për turqit që jetojnë jashtë vendit, Abdullah Eren, u dakorduan të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi në fushën Diasporë.
Sot, ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi zhvilloi takim me kryetarin e Presidencës për turqit që jetojnë jashtë vendit, z. Abdullah Eren
Gjat takimit u shkëmbyen çështje dhe sfida të përbashkëta me të cilat ballafaqohen vendet tona në kontekstin e diasporës dhe në këtë drejtim, Ministri Ademi dhe kryetari Eren u dakorduan në periudhën e ardhshme të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin do të shkëmbehen njohuritë dhe përvojat, si dhe do të realizohen projekte të përbashkëta që synojnë forcimin e interesave tona të përbashkëta në fushën e diasporës.