Новости
Thirrje publike e ministrit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me diasporën, Edmond Ademi
Kemi përgjegjësi qytetare. Tash është koha të vendosim!
Të nderuar bashkëvendas në diasporë,
Më 30 korrik 2018, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë të Marrëveshjes së arritur ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, solli vendimin për shpalljen e referendumit që do të mbahet më 30 shtator 2018, në të cilin qytetarët do ti përgjigjen pyetjes "A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?".
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në diasporë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë në botë. Qasja në listën zgjedhore mund të kryhet përmes web-faqes të Komisionit Shtetëror Zgjedhor https://izbirackispisok.gov.mk/dijaspora/
Hapja solemne e Shkollës Verore për Mësimin e Gjuhës Amtare të Agjencisë së Migracionit të RM-së
27 korrik 2018
Dje pasdite, në hapësirat e Qendrës së Kongresit në Ohër, u bë hapja e manifestimit solemn, me rastin e Shkollës Verore për Mësimin e Gjuhës Amtare, e dhjeta me radhë, projekt i Agjencisë së Migracionit të Republikës së Maqedonisë. Misioni dhe qëllimi kryesor i funksionimit të Agjencisë së Migracionit të Republikës së Maqedonisë është gjallërimi, ndihma dhe kultivimi i identitetit kombëtar te mërgimtarët, nëpërmjet ruajtjes së gjuhës amtare, kulturës dhe vlerave tradicionale të mërgimtarëve në vendet ku jetojnë.
Promovim i Doracakut për mërgimtarët, Libër me ilustrime për të mësuar gjuhën amtare dhe ueb faqja e re e Agjencisë së Migracionit për Diasporën anembanë botës
06 korrik 2018
Dje pasdite, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, Agjencia e Migracionit e Republikës së Maqedonisë në promovim celebrimin prezantoi tre projektet e reja me rëndësi1 të madhe për bashkatdhetarët nga Maqedonia në Diasporë.
Me hartimin e këtij Doracaku për mërgimtarët, Librin me ilustrime për të mësuar gjuhën amtare fëmijët e bashkatdhetarëve dhe ueb faqja e re e Agjencisë së Migracionit mundësoi realizimin e nevojave, qëllimeve dhe kërkesave të bashkatdhetarëve në vendet ku jetojnë, punojnë dhe veprojnë të organizuar.