Marrëveshje dinjitoze që e konfirmon identitetin dhe e garanton ardhmërinë
Të nderuar bashkëqytetarë të Republikës së Maqedonisë në diasporë.
Këtyre ditëve, të gjithë ne, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, këtu në shtet dhe në diasporë, marrim pjesë dhe e shkruajmë kapitullin e ri të historisë sonë. Kapitull në të cilin me marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e kontestit maqedono-grek për emrin dhe partneritetin strategjik e zgjidhim pyetjen e hapur mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës se Greqisë, njëkohësisht ndërtojmë miqësi dhe besim të ndërsjelltë mes dy vendeve dhe dy popujve, që asnjëherë më parë nuk ka qenë më e madhe.