Edmond Ademi: Veprat e Sterjo Spasse-s urë e rëndësishme e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për mardhëniet me Diasporës, Edmond Ademi sot në Korçë- Shqipëri mori pjesë në Simpoziumin shkencorë kushtuar jetës dhe veprës letrare të Sterjo Spasse-s , në orgaznizim të Universiteti Fan S. Noli dhe Shoqatës Maqedonase "Sonce".

Hapja e simpoziumit shkencor u bë nga Rektori i Universitetit "Fan S. Noli", prof. Dr. Ali Jashari, ndërsa me fjalim u drejtuan edhe Ministri Edmond Ademi, President i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryetar i Shoqatës Maqedonase ,,Sonce’’ Vasil Sterjovski.

I pranishëm në simpoziumin shkencorë ishte dhe ushtruesi i detyrës ne Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Tiranë, Ambasadori Danço Markovski.

Ministri Edmond Ademi, në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e veprave letrare të shkrimtarit Sterjo Spasse  duke ju  referuar dhe  kontrib1utit të rëndësishëm të shkrimtarit Sterjo Spasse  për integrim më të mirë të pakicës maqedonase në shoqërinë shqiptare.

Ademi ndër të tjerat theksoi se puna e Sterjo Spasse-s përfaqëson një urë të rëndësishme midis maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe se pikërisht  ura e ndërtimit të bashkëpunimit, mirëkuptimit, zhvillimit dhe integrimit  në Bashkimin Evropian janë dhe  angazhimet tona të përbashkëta, angazhimet këto që shumë para nesh si një simbol të urës  të përbashkët mes Maqedonis dhe Shqipëria i kishte vendosur pikërisht Sterjo Spasse.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta theksoi përfitimet dhe rëndësinë e veprave letrare të  Sterjo Spasse-s në Shqipëri, dhe  konfirmoi rëndësinë e veprave dhe jetës së shkrimtarit   në ndërtimin  e marrëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kryetari i shoqatës Maqedonase ,, Sonce’’ Vasil Sterjovski informoi për rëndësinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm  të Sterjo Spasse-s për minoritetin maqedonas në Shqipëri si dhe përshëndeti përpjekjet e të dy qeverive për të ruajtur dhe për të forcuar marrëdhëniet e mira që pikërisht Sterjo Spase kishte përcaktuara kohë më parë.

Në simpoziumin shkencor u mbajt një sesion pune i cili theksoi rëndësinë e punës letrare të Sterio Spasse-s, në të cilën morën pjesë akademikë dhe profesorë nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, ndër të cilët ndodhej dhe  vetë djali i shkrimtarit Spasse, prof. Dr. Ilinden Spase, i cili në emër të shkrimtarit  të shquar e të ndjerë Sterio Spase mori titullin "Kalorësi i Urdhrit të flamurit" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: