Thirrje publike për të aplikuar me projekte për persona juridikë dhe fizikë nga Diaspora
Të nderuar,
Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë ka shpallë Thirrje publike për të aplikuar me projekte për persona juridikë dhe fizikë nga Diaspora, e cila financohet edhe nga ministri i diasporës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Ministri përgjegjës për diasporën, fton të gjitha organizatat, shoqatat dhe individët e interesuar, me origjinë nga diaspora, të paraqesin raportet e projektit që mbulojnë idetë dhe iniciativat e interesit të tyre.
Afati i fundit për aplikim zgjatë deri më 15 mars 2019, propozim - projektet e marra pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Projektet e skanuara i dorëzohen Ministrisë së Punëve të Jashtme përmes postës elektronike të Zyrës së Përfaqësuesve Diplomatik dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë dhe paralelisht në dijaspora@mfa.gov.mk. Nëse aplikanti nuk ka mundësi të skanojë projektin, ai dorëzohet me postë në përfaqësitë diplomatike përkatëse.
Formati i aplikimit të projektit, si dhe prioritetet për financimin e projekteve të diasporës, janë ngjitur dhe mund të shkarkohen nga linku në vijim nga Ministria e Punëve të Jashtme: