Ministri Çupi zhvilloi takim me përfaqësuesit e Federatës së Mjekëve Shqiptarë për Evropë

Në qytetin e Cyrihut ministri Çupi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Federatës së Mjekëve Shqiptarë për Evropë.

Në këtë takim ministri Çupi zhvilloi një bisedë të rëndësishëm me Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, saktësisht më përfaqësuesit për Zvicër, të kryesuar nga Prof. Dr. Fadil Çitakun dhe Dr. Arbër Morina, me të cilën z. Çitaku dhe z. Morina shpalosën punën disa vjeçare të Federatës e cila me rezultatet e tyre shkencore dëshmon me arritje të nivelit të lartë të suksesit, ku rezulton jo vetëm në Evropë por edhe në botë.

Gjithashtu në këtë prezentim morrën pjesë përfaqësues të kompanive nga fusha e mjekësisë "Sana Pflege mit Herz" dhe "Spitex". 

Duke pasur parasysh ikjen e trurit në vendet e Evropës Perëndimore, ministri Çupi i njoftoi të pranishmit për mundësinë e vizitës së profesorëve vizitorë në vendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë edhe ato të mjeksisë, si dhe i informoi se në të ardhmen është planifikuar mbajtja e një konference e mjekëve dhe shkencëtarëve nga fusha të ndryshme të mjekësisë nga diaspora.

Takimi me Federatën e Mjekëve Shqiptarë për Europë u zhvillua në një klimë të ngrohtë dhe miqësore duke lënë hapësirë për projekte të përbashkëta.

Albanian