Ministri Çupi u takua me Krytarin e Unionit të Bashkësive Islame shqiptare në Konfederatën Zvicërane, z. Mehaz Alia

Në qytetin e Cyrihut, në ambientet e xhamisë së parë të ndërtuar nga diaspora jonë në Zvicër ministri Çupi u takua me Kryetarin e Unionit të Bashkësive Islame shqiptare në Konfederatën Zvicërane, z. Mehaz Alia dhe një pjesë e kabinetit të tij.

Ministri Çupi në këtë takim vlersoj punën e këtij Union që po luan një rol të madh në integrimin e diasporës myslimane dhe shqiptare brenda Konferederatës Zvicerane.

Gjithashtu ministri Çupi falënderoi për angazhimin e unionit në pjesën e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor në diasporë, por edhe për shumë projekte humanitare të realizuara në vendlindje.

Ministri Çupi u shpreh që është i hapur për bashkëpunim me të gjitha bashkësitë fetare dhe kulturore në diasporë.

Albanian