Ligjeratë e ministrit Ademi në Universitetin Kolumbia në Nju Jork: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO nuk ka alternativë, potenciali real i diasporës për të mbështetur integrimet euroatlantike

24 prill 2018

Gjatë ditë së djeshme, me ftesë të Institutit Hariman, ministri Ademi mbajti një ligjëratë në Universitetin Kolumbia në Nju Jork me temë "Ballkani Perëndimor, Maqedonia dhe proceset e integrimit - A ka rol për Diasporën?".

Në fillim të ligjeratës, Ministri Ademi referoi rëndësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe rëndësinë e angazhimit të tyre strategjik drejtë integrimeve euro-atlantike. Në këtë kontekst, Ministri theksoi edhe angazhimin strategjik të Republikës së Maqedonisë për hyrje në NATO, duke vënë në dukje faktin se ajo daton që nga viti 1993 kur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Rezolutën për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Përveç kësaj, theksoi edhe hapat konkrete që Republika e Maqedonisë ka ndërmarrë që nga viti 1993 deri më sot, të cilat tregojnë synimet e sinqerta të vendit ndaj integrimeve euro-atlantike. Ministri Ademi deklaroi qartë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë beson sinqerisht se procesi i negociatave për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian do të fillojë së shpejti dhe se Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.

Ministri Ademi iu referua edhe qëllimeve të sinqerta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vendosjen e bashkëpunimit me diasporën në nivel institucional. Në kontekst të kësaj, theksoi se për herë të parë në Republikën e Maqedonisë punohet në Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën. Ajo bazohet në katër shtylla kryesore dhe synon të krijojë një kornizë përmes së cilës do të zgjidhen problemet kryesore të diasporës dhe që do të mundësojë krijimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes shtetit dhe diasporës.

Në fund, ministri Ademi falënderoi për ftesën që mbajti ligjëratë në një nga universitetet më të njohura në botë dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë të intensifikojë aktivitetet që do të përshpejtojnë anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë në Bashkimi Evropian dhe NATO.

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: