Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e kësaj komune, z. Orce Gjorgjievski

Sot, në hapsirat e Komunës së Kisela Vodës, ku Ministri i angazhuar për diasporë, Dr.Xhemail Çupi  bashkë me kryetarin e kësaj komune, z. Orce Gjorgjievski, e nënshkruajtën kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Biseduan për konceptin e Qendrës për diasporë, ndërsa kryetarit dhe të pranishmëve nga ana e Ministrit Çupi ju shpalos se çfarë parasheh projekti dhe çfarë mundësi krijon kjo qendër që në të ardhmën do të shërbejnë në dobi të diasporës tonë.

Në këtë ngjarje prezent ishte edhe drejtori i Inspektoratit për Pushtet Lokal, z. Afrim Qoku.

Albanian