Delegacioni qeveritar i kryesuar nga ministri i angazhuar për Diasporën Edmon Ademi, në vizitë zyrtare në Gjermani: U shpreh përkrahja e Qeverisë për rrugën drejt integrimeve evropiane

Ministri i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi, i shoqëruara nga drejtori i Agjencisë së Migracionit Nikolla Shalvarinov, nga 1-4 shtator qëndrojnë në vizitë pune në Berlin dhe Bremen, në Republikën Federale të Gjermanisë.

Ministri Ademi në Berlin, u takua me përfaqësuesit e Fondacionit Fridrih Ebert (FES), shefin e sektorit për Evropën Qendrore dhe Lindore, Matijas Jubelius dhe zëvendësshefin e Sektorit për Evropën Qendrore dhe Lindore, Daniel Rajnhar, të cilët i informoi për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë.

Përfaqësuesit e FES-it, shprehën përkrahje të fuqishme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e cila mbetet maksimalisht e përkushtuar në vazhdimësinë e reformave në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, të cilat sigurojnë ardhmëri të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në këtë drejtim, në takim, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të diasporës maqedonase u bisedua edhe për referendumin që paraprinë dhe vëmendje të veçantë iu përkushtua mundësisë për bashkëpunim më të madh në të ardhmen, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe integrimin e diasporës maqedonase në shoqërinë gjermane.

Me një pjesë të diasporë maqedonase, ministri Ademi dhe drejtori Shalvarinov realizuan takime edhe në qytetin gjerman të Bremenit.

Takimi u shfrytëzua të dëgjohen nevojat e mërgimtarëve, për integrim më të mirë në shoqërinë gjermane dhe po atyre iu prezantuan edhe përfaqësuesit e pushtetit.

Me këtë qëllim u realizuan takime me kryetarin e Odës Ekonomike Gjermane për tregti të jashtme dhe turizëm, Mihael Alber dhe me kryetarin e Senatit dhe kryetarin e komunës të Bremenit, Kristin Siling.

Ministri Ademi, bashkërisht me kryetarin e komunës Siling, kishin mundësi të hapin eventin “Java e integrimit”, event të cilin qyteti i Brementi e manifeston gjashtë vite me radhë, dhe me të cilin vihet theks në atë se qyteti është i hapur për të gjithë qytetarët e tij, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, fetare ose racore.

Në agjendën e pasur të punës së ministrit Ademi edhe drejtorit Shalvarinov, gjatë vizitës në Gjermani, ishte edhe takimi me Antje Grother, anëtar i parlamentit të Bremenit, e njëkohësisht edhe kryetarin e  grupit parlamentar të PSD-së.

Në takim Antje, në të cilin bisedohej për intensifikimin e bashkëpunimit me Bremenin, mori pjesë Samija Murati, pjesë e diasporës maqedonase, afarist, i cili 30 vite jeton dhe punon në këtë qytet gjerman.

Për gjendjen politike të Maqedonisë edhe për bashkëpunimin në Bermen, ministri Ademi bisedoi edhe Sekretarin e përgjithshëm të Parlamentit shtetëror në Bremen, Hans- Joakim von Vahter.

Von Vahter shprehi përkrahjen e fuqishme për vendimet qeveritare në planin ekonomik dhe politik.

Delegacioni qeveritar, turneun e tij në Evropë e vazhdon në Vjenë, kryeqytetin e Republikës së Austrisë, ku ministri për Diasporën  dhe drejtori i Agjencisë së Migracionit do të takohen me organizatat e mërgimtarëve.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: