Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi në takim pune me Ambasadorin e Izraelit në Republikën e Maqedonisë, z. Dan Oryan

Albanian

18 nëntor 2017

Ministri në Qeverinë е Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për Marrëdhëniet me Diasporën, sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Izraelit në Republikën e Maqedonisë, z. Dan Oryan.

 Në këtë takim ministri informoi për miratimin e Informacionit për nevojën e hartimit të Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën 2018/2023, si një hap i parë drejt një qasjeje sistematike dhe institucionale të Diasporës, si një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë.

Ambasadori Dan Oryan theksoi se Diaspora është partner shumë i rëndësishëm dhe se Izraeli ka përvojë të madhe me Diasporën ku me kënaqësi të veçantë do ti shkëmbejnë përvojat e tyre.

 

Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi në takim pune me deputetin dhe nënkryetarin e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Evropian Prof. Josef Weidenholzer

Albanian

12 tetor 2017

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për Marrëdhëniet me Diasporën, sot realizoi takim pune me deputetin dhe nënkryetarin e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamenti Evropian Prof. Josef Weidenholzer, së bashku me delegacionin e tij, ku biseduan për pikat e përbashkëta dhe për bashkëpunim në të ardhmen e afërt mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.

 Ministri Adem e njohtoi për informacionin e Strategjisë Kombëtare dhe grupet punuese që është duke i formuar, qëllimi që do jep mundësi dhe do të hap rrugë për bashkëpunim mes shtetit amë dhe Diasporës.

 

Konferenca për shtyp e Ministrit për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi

Albanian

2 tetor 2017

Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë, një Qeveri vendosi që çështjen e Diasporës, ta ngremë në nivel më të lartë politik. Kjo na obligon çështjes së Diasporës t’i qasemi në mënyrë sistematike dhe jopopuliste, për zgjidhjen afatgjate të problemeve të Diasporës. Nuk ishte e vështirë të konstatohet se Maqedonia nuk ka asnjë strategji për Diasporën. Kështu është sepse deri më tani Diaspora është parë vetëm në prizmin e votës së zgjedhjeve.

Ne synojmë këtë ta ndryshojmë.

Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi në takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë

Albanian

5 tetor 2017

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për Marrëdhëniet me Diasporën, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonie.

 

Ministri Ademi theksoi se ajo që është më e rëndësishmja janë të rinjtë dhe se brezi i ri i të rinjve të Diasporës me profesionet dhe njohuritë e tyre në vendet ku ata jetojnë, është e rëndësishme t'i përfshijmë në iniciativa të ndryshme këtu në Republikën e Maqedonisë.

Pages