Ministri Çupi morri pjesë në manifestimin kulturor-shkencor "Drita e Gonxhës"

Në shenjë të përkujtimit të 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorit të vdekjes së Gonxhë Bojaxhiut - Nënës Terezë, me ftesë të drejtorit të Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë z. Naser Curri, ministri morri pjesë në manifestimin kulturor-shkencor të titulluar “Drita e Gonxhës” me ç’rast u promovua edhe libri Letra të Gonxhë Bojaxhiut, Nënës Terezë të autorit Anton Nikë Berisha, të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup.

Albanian

Ministri Çupi priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës, z. Siril Baumgartner

Ministri Dr. Xhemail Çupi priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Veriut, z. Siril Baumgartner.


Ministri Çupi fillimisht ambasadorit i uroi mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e misionit të tij diplomatik. Në këtë takim biseduan për raportet korrekte mes shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Francës, gjithashtu ministri Çupi falënderoi për kontributin e vazhdueshëm që Republika e Fancës i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në avancimin e proceseve eurointegruese, me theks të veçantë të ngjarjeve të fundit në vend me propozimin frances për hapjen e negociatave me BE.

Albanian

Ministri Çupi mori pjesë në ceromoninë e hapjes së edicionit të 61-të të manifestimit poetik Mbremjet Strugane të Poezisë

„Poezia ishte ajo e cila rezistonte dhe i inkurajonte gjendjet e trazuara në vetëdijen intelektuale.”

Ministri Dr. Xhemail Çupi mori pjesë në ceromoninë e hapjes së edicionit të 61-të të manifestimit poetik Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Prezenca madhështore në këtë manifestim poetik, tani më me karakter tradicional, Strugën e bën pikë më të madhe të grumbullimit të poetëve nga e gjithë bota dhe mbret të poezisë.
 

Albanian

Ministri Çupi në takim pune priti Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja

 Ministri Dr. Xhemail Çupi në takim pune priti Ambasadorin e                   Republikës së Kosovës, Dr. Florian Qehaja. Mbajtën një takim i               këndshëm, ku biseduan për miqësinë e dy shteteve tona fqinje dhe       për rëndësinë dhe rolin e diasporës së Maqedonisë së Veriut dhe të       Kosovës ku në shumë raste shoqatat e diasporës sonë kanë   anëtarësime të përbashkëta. 

Albanian

Pages