Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune në Republikën e Italisë realizoi takim me zv. Drejtorin e përgjishëm të Drejtorisë për diasporë dhe për politikat e migracionit

Vizitа e punës në Republikën e Italisë, filloi me takimin që u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë në Romë, me zv. Drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për diasporë dhe për politikat e migracionit, z. Roberto Martini. 
Në takim u theksua rëndësia e përfshirjes aktive në fusha të ndryshme të jetës shoqërore të diasporës sonë në Itali, e cila sipas të dhënave tregon një numër që nuk është për t'u neglizhuar, pra mbi 63 mijë.

Albanian

Ministri z. Xhemail Çupi realizoi takim pune me përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Takimi me përfaqësues të Partisë Demokratike përgjegjës për bashkëpunimin në fushën e diasporës, deputeti z. Kreshnik Çollaku, nënkryetar i Nënkomisionit për Diasporën dhe anëtar i Komisionit të Politikës së Jashtme, së bashku me znj. Orjola Pampuri, zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në takim vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve nga diaspora, rëndësia e thellimit të koordinimit ndërinstitucional ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për diasporën pan-shqiptare. 

Albanian

Ministri z. Xhemail Çupi realizoi takim pune me përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë

Takimi me përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë për çështjet e diasporës, deputeti z. Lavdrim Krashii dhe zv.ministrja e Brendshme znj.Romina Kuko, u realizua në ambientet e selisë së PS në Tiranë.
Ministri Çupi në takim theksoi se avancimi i të drejtave të diasporës duhet të jetë angazhimi ynë i përbashkët, për të cilin qeveritë e dy vendeve po marrin masa të shumta në këtë drejtim. Gjithashtu e rëndësishme është që Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e diasporës tashmë i nënshkruar ndërmjet dy vendeve, që të ratifikohet sa më shpejt nga parlamentet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Albanian

Pages