Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, u takua me ish-ministrin në Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Arian Starova

Në drekën e punës me ish-ministrin në Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ish-deputetin dhe kryetarin aktual të Bashkimit Liberal Demokrat z. Arian Starova, u shkëmbyen mendime dhe përvoja në fushën e diplomacisë dhe në atë kontekst u përmendën problemet me të cilat ballafaqohet diaspora jonë.

Albanian

Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, realizoi takim me znj. Artemis Malo

Në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, u realizua takim me znj. Artemis Malo. Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunime të mëtejshëm mes dy vendeve në fushën e diasporës dhe PKM-së.
Ministri Çupi e informoi për dinamikën e bashkëpunimit me diasporën dhe rëndësinë e saj për vendin tonë në përgjithësi, gjithashtu se në RMV pritet të miratohet ligji për diasporën, me të cilin pritet të intensifikohet bashkëpunimi dypalësh për zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet dy vendeve.

Albanian

Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune takoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Admirim Aliti

Ministri Dr. Xhemail Çupi realizoi takim pune me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Admirim Aliti. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi reth mundësive që mund të ofrohen nga ana e kësaj ministrie për Qendrat për diasporë në nivel lokal me qëllim të lehtësimit të shërbimeve për mërgimtarët tanë.

Albanian

Pages