Ministri z. Xhemail Çupi me sugjërime konkrete deri tek organet kompetente shtetërore për lehtësime kufitare për mërgimtarët gjatë hyrjeve dhe daljeve

Në bazë të ankesave të diasporës sonë, ministri Dr. Xhemail Çupi, dërgoi sugjërime konkrete deri tek organet kompetente shtetërore për zbatimin e metodave lehtësuese të punës brenda dispozitave ligjore, kompetencave dhe kapaciteteve të parashikuara në Ligjin për kontrollin kufitar dhe Ligjin për doganat, me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballet diaspora jonë gjatë vizitës në vendlindje, sidomos në kohën e pushimeve verore, kur fluksi në pikat kufitare është më i madh.

Albanian

Ministri z. Xhemail Çupi takoi Komisioneren Federale për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin të Republikës Federale Gjermane, znj. Reem Alabali-Radovan

Ministri Dr. Xhemail Çupi, takim zyrtar në Berlin me homologen gjermane znj.  Reem Alabali-Radovan, Ministreshën e Shtetit në Kancelarinë Gjermane dhe Komisioneren Federale për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin në Kabinetin e Kancelarit z. Olan Scholz, ishte e një rëndësie të madhe.

Albanian

Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune takoi kryetarin e selisë të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim për Gjermani, z. Jean-Philippe Chauzy

Në selinë e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim për Gjermani (IOM Germany) ministri Dr. Xhemail Çupi, realizoi takim me kreun e kësaj organizate, z. Jean-Philippe Chauzy. 
Bashkërisht shkëmbyen mendime dhe propozime për mënyrën e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e mbështetjes së IOM-ës në realizimin e aktiviteteve në fushën e diasporës.  

Albanian

Ministri z. Xhemail Çupi në Berlin të Gjermanisë vizitoi Qendrën Kulturore Shqiptare Islame "Isa Beu"

Në qytetin e Berlinit, ministri Dr. Xhemail Çupi, vizitoj Qendrën Kulturore Shqipare Islame “Isa Beu”. 
Ajo që na karakterizon si popull është bujaria, andaj duke qenë në muajin e agjërimit, me kënaqësi të madhe ministri Dr. Xhemail Çupi, pranoi ftesën e hoxhës Remzi Xhaferi dhe pjestarëve të kryesisë për një iftar të përbashkët, e më tej e njoftua me qendrën e tyre multifunksionale dhe biseduam për projektet e së ardhmes.

Albanian

Pages