Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë zyrtare priti Ekselencën e Tij, Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës z. Jose Luis Lozano Garcia

Sot, në vizitë zyrtare ministri Dr. Xhemail Çupi priti Ekselencën e Tij, Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shkup, z. Jose Luis Lozano Garcia.

Në takim u bisedua  për raportet korrekte mes dy shteteve dhe u shpreh gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, me ç‘rast ministri Dr. Xhemail Çupi përmes ambasadorit falënderoi Mbretërinë e Spanjës për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e saj euro-integrues.

Albanian

Ministri z. Xhemail Çupi i shoqëruar nga zëvendësministri i Kulturës z. Daim Luçi priti në takim pune delegacionin e Universitetit 18 Marsi të Çanakalasë në Republikën e Turqisë

Në vazhdë të takimeve të punës, i shoqëruar nga zëvendësministri i Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Daim Luçi, ministri Dr. Xhemail Çupi mirëpriti delegacionin e Universitetit “18 Marsi” të Çanakalasë në Republikën e Turqisë (Çanakkale Onsekiz Mart Üniversitesi), të kryesuar nga Rektor prof. Dr. Sedat Murat.

Albanian

Pages