Ministri Edmond Ademi: Gjuha maqedonase dhe Nikola Martinoski konfirmojnë marrëdhëniet e forta kulturore dhe historike mes Republikës së Maqedonisë dhe Rumanisë.

 

Në ditën e parë të vizitës zyrtare  në Rumani, Ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me diasporën, z. Edmond Ademi i shoqëruar nga drejtori i Agjensionit për emigracionin e Republikës së Maqedonisë, Nikola Shallvarinov, realizoj takim me Mariana Venus Popesku, përfaqësues e komunitetit maqedonas në Parlamentin Rumun dhe Ministrin e kulturës dhe identitetit kombëtare të Rumanisë, z. Valer Daniel Breas.

           

Deputetja Popesku, informoj Ministrin Edmond Ademi për aktivitetet e saja si deputete në përfaqësimin e interesave të komunitetit maqedonas në Rumani,  si dhe aktivitetet dhe inicijativat që do të ndërmer gjatë presidencës së Rumanis me Këshillin e BE-së.

Ministri Edmond Ademi falënderoi deputeten Popesku për angazhmanin e saj  dhe për kontributin e dhënë në miratimin e ligjit me të cilën 8 dhjetori – dita e Shën Klementit të Ohrit u shpall ditë e gjuhës maqedonase në Rumani, duke përforcuar kështu edhe më tepër marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tradicionalisht miqësore .

          

Gjatë takimit me Ministrin e rri të kulturës dhe identitetit kombëtare të Rumanisë, z. Valer Daniel Breas , Ministri Ademi përgëzoi atë për zgjedhejn e ti si Ministër i kulturës dhe i uroj sukses në punën e tij. Të dy ministrat konfirmuan se ka mundësi dhe shumë potencial për bashkpunim kulturor mes Maqedonisë dhe Rumanis dhe në periudhën që vijon të njejtat do të intensifikohen.

Ministri Ademi , ri-aktualizoi iniciativën për vendosjen e një monumenti të piktorit të madh Maqedonas Nikola Martinovski në Bukuresht, i cili studioi dhe u diplomua nga Akademia e Arteve në Bukuresht në vitin 1927. Të dy palët shpresojnë dhe dëshirojnë që  ky aktivitet të realizohet gjatë vitit 2019.

Në fund, Ministri Edmon Ademi, uroj Qeverisë Rumune  presidencë të sukseshme me Këshillin e    BE-së duke filluar nga 1 janari 2019, duke shpresuar se Republika e Maqedonisë  do të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në qeshor të vitit 2019, nën presidencen rumune.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: