MBRETËRIA E NORVEGJISË DHE QYTETI I OSLOS, SHEMBULL POZITIVË NË INTEGRIMIN E DIASPORËS SONË

Ministri për Diasporë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi  qëndron për vizitë pune në Norvegji, ku sot u takua me kryetarin e qytetit të Oslo-s, znj Marianne Borg.

Në takim u theksua bashkëpunimi i mirë bilateral ndërmjet dy vendeve dhe u rikonfirmua angazhimi i të dy palëve për të përkrahur ndërtimin e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore.   

                                                                     

Ministri Edmond Ademi, përgëzoi Kryetarin e Oslo-s, znj Marianne Bogren për titullin prestigjioz : Kryeqyteti Gjelbër Evropian për 2019, që qyteti i Oslo-s ka pranuar nga  Komisioni Evropian, me çka u potencua nevoja për të shkëmbyer njohurit dhe përvojat e qytetit të Oslos, në mënyrë që në të ardhmën të mund të arrihen rezultate të ngjashme e të dukshme në Republikën e Maqedonisë Veriut, veçanërisht në Shkup.

Kryetari i Oslo-s, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetin e Shkupit me qëllim të përmirësimit dhe forcimin e kapaciteteve në kontrollin e ndotjes së ajrit, administrimin e mbetjeve të rrezikshme, si dhe aktivitete të tjera për realizimin e një qyteti të gjelbër.  

                                         

U diskutuan dhe shkëmbyen mendime në drejtim të angazhimit dhe integrimit të diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Oslo dhe rrethinë, si dhe për  projekte të ardhshme të përbashkëta që do të ndihmojnë mëtej në përfshirjen më të madhe dhe kyçjen më aktive të  diasporës sonë  në shoqërinë norvegjeze.

Sipas programit të sotëm në kuadër të vizitës zyrtare në  Mbretërinë e Norvegji, ministri Edmond Ademi pasdite do të realizojë një takim me përfaqësues të dijsaporës së Republikës së Maqedonisë Veriore që jetojnë dhe punojnë në Oslo dhe rrethinë.

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: