Ademi: Me Nënë Terezën krenohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Mesazhe në frymën e paqes, mirëkuptimit dhe respektit reciprok ndërshtetëror, ka dhënë ministri për diasporë Edmond Ademi në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Shën Nënë Terezës, në qytetin Karlovac të Republikës së Kroacisë.

Ministri Edmond Ademi ka vlerësuar lartë figurën e Shën Nënë Terezës.

“Nderimi i shën Nënës Terezë, është nderim i të gjithë njerëzve me vullnet të mirë në mbarë botën, është një përkulje dhe një nderim para skakrificave të saja. Si shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nderimi për të është edhe më i veçantë duke e ditur që misionarja e bamirësisë, Shën Nënë Tereza  më 26 gusht të vitit 1910 lindi  në Shkup  si Anjezë Gonxhë Bojaxhiu”, ka thënë Ademi.

“Me figurën e Nënë Terezë mburen gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh përkatësinë etnik e fetare. Me te mburet i gjithë njerëzimi”, shtoi Ministri Ademi.

Ministri Ademi ka shprehur falënderim ndaj qytetit të Karlovacit, si dhe të gjithë aktivistëve nga diaspora që kanë kontribuar në vendosjen e shtatores së Shën Nënë Terezës.

“Falënderim dhe mirënjohje më të sinqerta për iniciatorët dhe kontribuesit për këtë gjest human dhe kaq fisnik, faleminderit dhe drejtuesve të pushtetit vendor të Karlovacit për përkrahjen. Ditët si kjo le të na kujtojnë që edhe ne duhet vazhduar  dhe ndejkur misionin paqësor të Shën Nënë Terezë”, ka potencuar mes tjerash ministri.

“Jo gjithë ne mundemi të bëjmë gjëra të mdhaja, por gjithë mundemi të bëjmë gjëra të vogla me plot dashuri”, ka përfunduar fjalimin e tij ministri Ademi, duke cituar Shën Nënë Terezën.

Ndryshe, në zbulimin e shtatores së Nënë Terezës kanë marrë pjesë përfaqësues politik nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, organizata shqiptare nga Karllovaci dhe e tërë Kroacia.

 

Karlovac, 23.03.2019

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: