Edmond Ademi: E integruar dhe Europë progresive, qëllim i përbashkët. Takim me deputetët e Kuvendit nacional të Francës

Ministri për Diasporë, Edmond Ademi, me 26.03.2019 në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Francë, ka realizuar takim pune me kryetarin e grupit për miqësi maqedono-franceze në Kuvendin nacional të Francës, Bertan Sor dhe deputeten Lilian Tangi, e cila është anëtare në Komisionin për punë të jashtme, pranë Kuvendit nacional.

Në fokusin e bisedës ishin avancimin e pozitës së diasporës tonë dhe përfshirjen e tyre në jetën ekonomike, politike, sociale dhe kulturore në Francë, si dhe për synimet aktuale politike të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Francës. Kujdes i veçantë i është kushtuar BE-së, integrimit të vendit tonë në NATO dhe rëndësisë së përkrahjes nga shteti francez.

Si rrjedhojë, ministri ka njoftuar bashkëbiseduesit me arritjet e fundit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtimin e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirësë, e bazuar në sundimin e së drejtës dhe vlerat demokratike. Ministri Ademi ka veçuar prioritetet e politikës së jashtme, duke potencuar përkushtimin dhe këmbënguljen për hapin vendimtar në procesin e integrimit në NATO dhe BE, nëpërmes finalizimit të procesit për aplikimin e Marrëveshjes me Greqinë.

 

Duke konfirmuar marrëdhëniet e mira me Francën, ministri Edmond Ademi ka shprehur falënderime për përkrahjen e deritanishme, me shpresë se përkrahja do të vazhdojë edhe me nisjen e bisedimeve të shtetit tonë me BE-në, në qërshor.

Ai posaçërisht ka falëndëruar  grupin parlamentar maqedonas-franqes për punën e tyre të vazhdueshme dhe aktive për marrëdhëniet bilaterale dhe integrimin europian të vendit.

Edhe nga ana e Bertran Sor dhe Lilian Tangi u konfirmuan raportet e mira në mes dy vendeve, duke përshëndetur përparimin e deritanishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke theksuar përkrahjen e shtetit francez, të njëjtit presin që edhe vendi jonë të do vazhdojë me trendin e reformave.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: