EDMOND ADEMI: QENDËR HULUMTUESE- SHKENCORE PËR DIASPORËN DHE MIGRACIONIN NË KUADËR TË UKM

Sot ministri pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për diasporën Edmond Ademi ka nënshkruar memorandum me Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, të përfaqësuar nga rektori profesor doktor Nikolla Jankullovski.

Memorandumi i nënshkruar në mes ministrit Ademi dhe UKM parashehë përforcimin dhe rritjen e bashkëpunimit për punë të interesit të përbashkët në fushën e diasporës, me fokus të diasporës shkencore. Me këtë memorandum palët u dakorduan për formimin e Qendrës hulumtuese- shkencore për diasporë dhe migracion në kuadër të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi.

Palët gjithashtu u dakorduan që me këtë memorandum të ndërmerren aktivitete të përbashkëta që do ta thellojnë bashkëpunimin në formë të mbështetjes së politikave dhe dokumenteve strategjike për diasporën, angazhimin efektiv të diasporës në fusha të interesit për shtetin, si dhe aktivitete tjera në koordinim të përbashkët.

Nënshkruesit ranë dakord, gjithashtu, që të mbahen konsultime të rregullta për punë që rrjedhin nga memorandumi, me qëllim realizimin e aktiviteteve të parapara.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: