Ministri Ademi: Ekziston bazë e fortë për forcimin e bashkëpunimit me autoritetet zvicerane

Në Lozanë, ministri i аngazhuar për Diasporën, Edmond Ademi realizoi dy takime pune.

 

Ministri fillimisht u takua me Bashkim Isenin, i cili udhëheq me Zyren për imigrim Zotëri Iseni prezantoi aktivitetet e zyres ku vepron dhe theksoi se ekziston bazë e fortë dhe mundësi për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Ministri Ademi dhe Iseni biseduan për diasporën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, integrimin e saj ne sistemin zviceran, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit nëpërmes projekteve lokale.

 

Ministri Ademi u takua edhe me zotëri Oskar Tosato, i cili është drejtor për sport dhe kohezion social në qytetin e Lozanës. Zotëri Tosato theksoi bashkëpunimin e deritanishëm që qyteti i Lozanës ka realizuar me Ballkanin Perëndimor, duke bërë me dije se qyteti i Lozanës është i hapur për bashkëpunim dhe përkrahje për projektet lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Në dy takimet ministri Ademi ka theksuar se që pas emërimit të tij, ministër për Diasporën, tërësisht ka ndryshuar qasja e shtetit ndaj diasporës. Në këtë drejtim, Qeveria ka miratuar Strategjinë e parë për bashkëpunim me diasporën, nga e cila dalin projekte dhe aktivite,  që e ngrejnë në nivel bashkëpunimin mes shtetit dhe diasporës. Strategjia është bazë për shumë projekte të përbashkëta me diasporën nga Maqedonia e Veriut, që do të përkrahen edhe nga shtetet përkatëse ku vepron diaspora.

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: