Ministri Xhemail Çupi dhe Sonja Bozinovska, Kryetare e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim: Bashkëpunimi në fushën e migracionit do të intensifikohet

Sot, Мinistri pa resor – përgjegjës për diasporë Xhemail Çupi, u takua me përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) IOM Skopje , më saktësisht me shefen e zyrës së kësaj organizate për Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Sonja Bozhinovska.


Ministri Çupi falënderoi për kontributin e zyrës së tyre, ku përmes ekspertëve ndihmuan në krijimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën. Më tej, fokusi ishte në angazhimin e përbashkët për zbatimin e plotë të Memorandumit të mirëkuptimit për vendosjen e bashkëpunimit me diasporën e vendit, marrëveshje e nënshkruar е vitit 2019. Rrjedhimisht, u dakorduan që në një periudhë të shkurtër kohore të fillohet një projekt i përbashkët të mobilitetit, ku disa institucione shtetërore të Republikës së Maqedonisë Veriore do të kenë mbështetje ekspertësh nga përfaqësues të lartë të diasporës.
Qëllimi parësor i Kabinetit të Ministrit të diasporës mbetet të veprojë në partneritet të plotë me IOM-in dhe të gjithë partnerët e tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke kontribuar në forcimin e të gjitha fushave kyçe të migrimit.
 

Albanian