Takimi i parë zyrtar i Ministrit pa resor – përgjegjës për diasporë, Xhemail Çupi, pikërisht u mbajt me ish Ministrin e Diasporës Edmond Ademi

Takimi i parë i Ministrit pa resor – përgjegjës për diasporë, Xhemail Çupi u realizua pikërisht me ish Ministrin e Diasporës, tashmë Këshilltar i Kryeministrit për Çështje të Jashtme, z. Edmond Ademi. 

Takimi ishte i një rëndësie të madhe pasi z. Ademi njihet si ministër i parë - përgjegjës për diasporë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por njëherit edhe iniciator për përpilimin e Strategjisë shtetërore për diasporë. Në bisedë ministri Çupi theksoi, si ministër në detyrë do bëj çka është e mundur në implementimin e planeve aksionare të strategjisë, shumë prej të cilave nuk u realizuan për shkak të pandemisë që kaploi botën. 

Diaspora ka një rol vendimtar për Republikën e Maqedonisë së Veriut në shumë aspekte, andaj pozita ime si ministër pa resor, duke bërë bashkëpunime me të gjitha resorët dhe institucionet relevante, do mundësojë që lidhja me diasporën të fuqizohet në disa fusha: në promovimin e kulturës dhe identitetit tonë në vendet e huaja; në krijimin dhe ruajtjen e lidhjeve të afërta të diasporës me shtetin amë; me ndihmën financiare që do jep shteti jonë për aktivitetet e organizatave që veprojnë në diasporë, e shumë aktivitete të tjera, deklaroi ministri Çupi. 

Ministri Çupi zotohet që me këto detyra zyrtare, por edhe me shumë projekte të tjera që do ti shpalosi ditët në vijim, synoj të fuqizoj lobin e diasporës tonë por gjithashtu edhe promovimin e shtetit me qëllim inicimin e bashkëpunimeve ndërshtetërore. 

 

Albanian