Ministri z. Xhemail Çupi priti në takim pune drejtorin e Drejtorisë për udhëheqjen e Librave Amë, z. Blerim Abazin

Ministri Dr. Xhemail Çupi priti në takim pune drejtorin e Drejtorisë për udhëheqjen e Librave Amë, z. Blerim Abazin.
Në takim u diskutua për mënyrën e lehtësimit të dhënies së dokumentacioneve nga ana e Drejtorisë së Librave Amë për qytetarët të cilët jetojnë në diasporë, sidomos gjatë periudhës së verës kur fluksi i mërgimtarëve është më i madh.
Gjithashtu u diskutua që të bëhen reforma të duhura ligjore në vend me qëllim që të harmonizohen me nxjerrjen e dokumentave dixhitale që tashmë aplikohet në botën Perëndimore.


 

Albanian