Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë zyrtare në Qendrës kulturore islame Shqiptare Bashkimi në Noivid të R.F Gjermane

Takim me diasporën tonë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Ministri Dr. Xhemail Çupi, realizoi takim edhe në qytetin e Noiviedit të R.F Gjermane, ku u mirëpritur nga kryetari i Xhamisë Shqiptare Bashkimi, z. Rexhep Shabani nga imami i xhamisë z. Abdulla Ali dhe nga kryesia e xhamisë.
Gjatë këtij takimi u bisedua për angazhimet dhe organizimet e bëra reth xhamisë,  veçanërisht u bisedua për diasporën që jetojnë në R.F të Gjermanisë më saktësisht në Noivid ku vlen të theksohet për lidhjet që i mbajnë me bashkështetasit e tyre me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut.  

Albanian