Ministri z. Xhemail Çupi në vizit zyrtare në Qendrën kulturore islame shqiptare El Buhari në Frankfurt të Gjermanisë

Në komunën Freigericht - Somborn të Frankfurtit, ministri Dr. Xhemail Çupi, realizoi takimin e radhës në Qendrën kulturore islame shqiptare “El Buhari” dhe u mirëprit nga kryetari i kësaj qendre z. Halit Ramadani dhe kolektivi i tij.

Në këtë takim ministri Dr. Xhemail Çupi, pati rastin t’i përshëndes për këtë mikpritje dhe për punën e palodhshme që po e bëjnë në këtë qendër, gjithashtu u premtoi që në të ardhmën të ketë aktivitete të përbashkëta në sfera të ndryshme kulturore.

Albanian