Ministri z. Xhemail Çupi në Mynhen të Gjermanisë vizitoi organizatën më të vjetër të Bashkësisë Evropiane "Unioni Pan-Evropian"

Në Mynhen, në selinë e organizatës më të vjetër të  Bashkësisë Evropiane “Unioni Pan-Evropian” (dega gjermane) ministri Dr. Xhemail Çupi, u takua me Presidentin e Unionit, z. Bernd Posselt.
Posselt ishte deputet i Parlamentit Evropian nga viti 1994 deri në vitin 2014 dhe një mbështetës i madh i vendit tonë në procesin e marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në. Informoi për zhvillimin e luftës në Ukrainë dhe shprehu drojë se fundi i luftës në Ukrainë nuk është në dukje dhe se kriza mund të përhapet në vende të tjera.
Ministri Dr. Xhemail Çupi, Presidentin e Unionit, z. Bernd Posselt e njohi me punën e tij si Ministër i angazhuar për diasporën.

Albanian