Ministri z. Xhemail Çupi në Berlin të Gjermanisë u takua me dy mësimdhënëset për mësim plotësues në gjuhën amtare

Ministri Dr. Xhemail Çupi, i nxitur për zgjerimin e programit për mësim të gjuhës amtare në diasporë, gjatë qëndrimit në Berlin u takua me znj. Ana M. Smilevska dhe znj. Anisa Beqiroviq, të dyja mësimdhënëse për mësim plotësues në gjuhën amtare. 
Në takim biseduan për peripecitë dhe sfidat e të qenurit mësimdhënës në diasporë dhe konstatuan bashkërisht se ky projekt duhet të zgjerohet me patjetër edhe në vendbanime tjera me qëllim të ruajtjes së identitetit dhe gjuhës.

Albanian