Miqësia e konfirmuar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Maltës

13 shkurt 2018

Gjatë vizitës së ministrit Edmond Ademi në Republikën e Maltës, përveç takimeve të tjera në nivelin e lartë, sot më 13 shkurt realizoi takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Promovimin e Tregtisë së Republikës së Maltës. 

Ministri Ademi i shprehu falënderimin bashkëbiseduesit të tij për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në dhjetorin e vitit 2016, me emrin kushtetues të vendit.

Në bisedën, Ministri Ademi përmendi se nga ana e Republikës së Maqedonisë janë iniciuar propozime për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale për bashkëpunimin midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme, si dhe marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik. Në këtë drejtim, Ministri Ademi kërkoi të caktohet një kornizë kohore me qëllim të dinamizmit dhe nënshkrimit të tyre.

Nga të dy ministrat theksohet se realizimi i disa çështje me interes  të përbashkët, pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Ministrive të Punëve të Jashtme do të përshpejtohet me procesin e konsultimeve politike mes dy aneve në të gjitha nivelet – bashkëpunim ndërresor  me ekipet e eksperteve për fushat me interes të përbashkët, kryesisht në fushat e bashkëpunimit ekomomik dhe tregtar, arsimi, kultura, çështja e marrëdhënieve të punës, sigurimi social, qëndrimi i diasporës maqedonas në Maltë, dokumentet personale dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Gjatë bisedimit u diskutua edhe për aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe për procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE. Për këto çështje, Ministri Abela e konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Maltës në këtë proces, për që u ra dakord mes ministrave për intensifikimi dhe dinamizmi të takimeve mes dy vendeve në nivelin më të lartë.  

Ndër të tjera, u bë fjalë edhe për vizitën e paralajmëruar të ministrit Abela në Republikën e Maqedonisë këtë vit, si dhe vizita e kryetares së Maltës, Mari – Luiz Kalero Preka.

Gjatë bisedimeve u diskutua edhe për aktivitetet e vendit tonë në nivelin rajonal edhe për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: