Edmond Ademi, ministër pa portofol për Marrëdhëniet me Diasporën

Фејсбук страна: www.facebook.com/ediademi.mk
Твитер профил: www.twitter.com/ademie
Инстаграм профил: www.instagram.com/ademie

Edmond Ademi është ministër pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, për Marrëdhëniet me Diasporën. 

I lindur më 29.06.1975 në Tetovë.

Ka diplomuar në Universitetin ,,Shën Kiril dhe Metodij’’ Fakulteti i Filozofisë- Instituti i Sociologjisë – Shkup.  

Më 31 maj të vitit 2017 është i zgjedhur për ministër pa portofol në  Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Në seancën e parë (e mbajtur më 05.06.3017) nga ana e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është i emruar ministër për  Marrëdhëniet me Diasporën. 

Nga marsi deri në qershor të vitit 2016, në kohën e valës së madhe të migrantëve, u emërua për këshilltar special të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, me detyra për koordinim të aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme me bashkësinë ndërkombëtare për trajtim të krizës së migrantëve. 

Nga viti 2011 deri në vitin 2015 është drejtor ekzekutiv i Institutit për Hulumtime Politike dhe Ekonomike ,,Liberta“ – Shkup.

Prej marsit të vitit 2009 deri në janar të vitit 2011 ka punuar si specialist i jashtëm për komunikimi politik për kompaninë konsultuese  amerikane ,,Pen Shoen Berland“ nga Uashingtoni.

Nga shtatori i vitit 2006 deri në marsin e vitit 2006 ka punuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, në fillim si specialist për media dhe diplomacia publike dhe më vonë si asistent i dy ambasadorëve të SHBA-së në Maqedoni – Xhilijan A. Milovanoviq dhe Filip Riker. 

Nga tetori i vitit 2005 deri në gusht të vitit 2006 punoi si këshilltar politik i ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.

Nga qershori i vitit 2002 deri në tetor të vitit 2005 punoi në Agjencinë Evropiane për Rindërtim, së pari si zëdhënës – ndihmës  i agjencisë dhe pastaj si zëdhënës i agjencisë.

Angazhimi punues gjithashtu i përfshin edhe OSBE-në dhe Institutin Kombëtar Demokratik  (IKD) gjatë periudhës 2000-2002.

Është autor i disa publikimeve:

  • ,,Parlament i pafuqishëm – si ta përforcojmë atë? "- i botuar në janar, 2012
  • ,,Euroskepticizmi në Maqedoni – një kërcënim i vërtetë ose blof "- i botuar në shtator, 2012
  • ,,Integrimi social në shoqëritë pas konflikteve dhe të rinjtë"- i botuar në vitin 2002.

Është fitues i disa çmimeve dhe njohjeve si: ,,Ambasadori i dijes" një çmim nga Akademia për mësim të përjetshëm dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë së Republikës së Sllovenisë në qershor të vitit 2016, si dhe çmimi prestigjioz i Departamentit Amerikan të Shtetit  - ,,Franklin Auard" për kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin dhe përmirësimin e sistemeve më efikase të punës brenda Ambasadës Amerikane në Republikën e Maqedonisë.


 

Albanian