Ministri z. Xhemail Çupi realizoi vizitë pune me kryetarin e shoqatës “Sonce”, z. Vasil Sterjovski

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë u mbajt takim me z. Vasil Sterjovski, ish-deputet dhe kryetar i shoqatës “Sonce” nga Korça.
Z. Sterjovski informoi për aktivitetet e shoqatës dhe prezantoi në detaje gjendjen e pakicave kombëtare maqedonase dhe minoriteteve tjera të njohura që jetojnë në Republikën e Shqipërisë. Theksoi si të rëndësishëm regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe nevoja për një mbështetje edhe më të madhe nga shteti ynë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.
Ministri Çupi, theksoi se Kabineti i ministrit do të përpiqet për bashkëpunim në të ardhmen me të gjitha shoqatat tona në Republikën e Shqipërisë, veçanërisht në fushën e kulturës, arsimit, botimit dhe mësimit të gjuhës amtare, kujtoi se financimi i projekteve nga Qeveria e RMV-së do të vazhdojë.

Albanian