Ministri Çupi, realizoi takim me zëvendës Presidenten e Rajonit Veneto, znj. Elisa de Berti

Në Pallatin Balbi, në Venedik, ministri Çupi së bashku me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga zëvendës kryeministri, z. Bytyqi, realizuan takim me zëvendës Presidenten e Rajonit Veneto, znj. Elisa de Berti. 
Në takim u diskutua për shifrat shqetësuese në rritje të ikjes së trurit nga të dy vendet në vendet e tjera të botës dhe rolin si përfaqësues të institucioneve më të larta në gjetjen e zgjidhjeve për të zbutur pasojat e të njëjtës. Takimi përfundoi me premtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm për mbrojtjen e interesave të diasporës sonë dhe përkushtimit tonë për përmbushjen e misionit të përbashkët.

Albanian