Ministri Çupi, në komunën e Casaloldos vizitoi Qendrat Kulturore Fetare

Në Itali, Ministri Çupi,  me kënaqësi të veçantë vizitoi katër Qendra Kulturore Fetare, që me aktivitetet e tyre janë tepër aktive, gjithashtu me programe e tyre të bujshe janë të pranuar dhe të integruar në shoqërinë vendase në komunën e Casaloldos.
Ministri Çupi, falënderoj për pritjen madhështore imamët dhe antarët e tyre, mes tyre Emro Ajdarovskin nga “Ass-Culturale Most - ilPonte” në qytetin Asolo, Avni Nurcevskin të “Centro Islamico Culturale Emanet”, në qytetin e Susagana, Gazment Agushi nga “Makedonski Kulturen Islamski Centar Most” dhe Dr. Reshat Ibishin nga “Centro Islamico Culturale in Italia - Xhamia Nur-Drita” në komunën e Casaloldo (Mantova) që është njëkohësisht edhe Selia qendrore e Bashkësisë Fetare Islame të Italisë. 

Albanian