Përfaqësuesi nga kabineti i Ministrit të agazhuar për Diasporë, z. Albert Dede në vizitë pune në Shqipëri

Përfaqësuesi i kabinetit z. Albert Dede, në cilësinë e këshilltarit të veçantë të Ministrit të angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi dhe si rrjedhojë e takimit të tij para disa ditëve me përfaqësues shtetëror të Shqipërisë për diasporë z. Krashi dhe znj. Kuko, ku u dakorduan që të shkëmbejnë përvoja pozitive në shërbim të diasporës, realizoi takim pune me prefektin e Prefektures së Korçës z. Nertil Jole, me drejtoren ekzekutive të Agjencisë Kombëtare të Diasporës -Tiranë, znj. Sonila Hysi, me të angazhuarën për diasporë pranë Prefekturës së Korçës, znj. Ornela Bena, me Drejtorin e Drejtorisë vendore të kufirit dhe migracionit për Qarkun e Korçës, z. Fatmir Hoxha, si dhe me kryetarin e Komunës së Pustecit, z. Pali Kolefski.

Takimi ishte shumë i frytshëm, ku shkëmbyem mendime dhe përvoja pozitive në lëmin e çështjeve të diasporës dhe funksionimin e qendrave për informim për mërgimtarët gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje, që ngjason me projektin tonë “Qendra për diasporë në nivel lokal”.

Albanian