Ministri Çupi, me kërkes deri tek institucionet relevante për hapjen e një korsie të veçantë në pikat kufitare

Ne mund të bëjmë më shumë se kaq, nëse kemi vullnet!
Përgjigje ndaj kërkesës për hapjen e një korsie të veçantë shtesë për të lehtësuar hyrjen e mërgimtarëve në vendin e tyre.

Me afrimin e periudhës së pushimeve verore, ministri Çupi i uron mirëseardhje çdo qytetari të RMV-së që jeton jashtë vendit.
Duke dëgjuar zërin e diasporës sonë, me vullnet të mirë, janë marrë iniciativa të ndryshme për të mbrojtur të drejtat e diasporës sonë, kështu që mes tjerave nga kabineti është dërguan edhe një kërkesë Ministrisë së Punëve të Brendshme me propozimin për hapjen e një korsie të veçantë shtesë për të shmangur pritjet e gjata të diasporës sonë, sidomos në periudhën korrik-gusht. 
Nga MPB-ja, është marrë një përgjigje imediate se tashmë janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura, gjegjësisht, se do të përdorin të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike dhe do të zhvillojnë dhe zbatojnë plane të veçanta veprimi dhe ofrim të profilizimit cilësor dhe profesional me qëllim uljen e kohës së tyre të pritjes.

Megjithatë një numër i madh qytetarësh dhe shoqatash kontaktojnë vazhdimisht kabinetin me ankesa, sugjerime dhe kërkesa lidhur me këtë çështje, për këtë arsye duhet të bëhet më shumë nga Qeveria dhe institucionet  duke marrë parasysh kërkesat e tyre legjitime.
Mes të tjerash ministri Çupi potencoi që të drejtat i kanë të garantuar me kushtetutë dhe ligj, sepse ata janë pjesë e jona, dhe ne jemi të tyre; Ata kthehen në shtëpitë e tyre, në shtëpitë tona; Ata janë më të çmuarit e shoqërisë dhe meritojnë mirëpritjen dhe respektin tonë maksimal; Ato janë më shumë në numër sesa mund të imagjinojmë dhe në fund të fundit, ato mbështesin ekonominë e vendit tonë; Me fjalë të tjera: NE NUK VLEJMË PA TO. 
Prandaj, nëse vërtet duam të forcojmë lidhjen me diasporën tonë, duhet t'i dëgjojmë ata.


 

Albanian