Ministri Çupi në takim pune priti Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja

Ministri Dr. Xhemail Çupi në takim pune priti Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Dr. Florian Qehaja. Mbajtën një takim i këndshëm, ku biseduan për miqësinë e dy shteteve tona fqinje dhe për rëndësinë dhe rolin e diasporës së Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës ku në shumë raste shoqatat e diasporës sonë kanë anëtarësime të përbashkëta.
Ministri Çupi dhe Ambasadori Qehaja u dakorduan për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e diasporës, me theks të veçantë krijimin e konferencës së përbashkët të trekëndëshit Kosovë - Maqedoni e Veriut – Shqipëri, e gjithë kjo në të mirë të diasporës. 

Albanian