Përfaqësues të Kabinetit të Ministrit të angazhuar për diasporë, morën pjesë në trajnim dy-ditor për ngritjen e kapaciteteve: “Remitencat në Maqedoninë e Veriut: Analiza krahasuese dhe masa përmirësimi"


Në ditën e parë të trajnimit dy-ditor për ngritjen e kapaciteteve e titulluar: “Remitencat në Maqedoninë e Veriut: Analiza krahasuese dhe masa përmirësimi", të organizuar nga IOM (International Organization for Migration) dhe UNFPA (United Nations Population Fund), ku nga Kabineti i ministrit të angazhuar për diasporë, morën pjesë Sejdi Demiri, këshilltari i jashtëm dhe Vanja Hristovska Kail, këshilltare për bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.
 
Përmes një prezantimi në Power Point u prezantuan tendencat e migracionit, të cila paraqesin një të dhënë të rëndësishme për fluksin e remitencave në vendin tonë, për të cilat u dha një krahasim global dhe rajonal.

Është e rëndësishme të theksohet analiza e transfereve private të parave nga qytetarët tanë nga diaspora që dërgojnë përmes llogarive të tyre bankare, agjencitë e transferit të shpejtë të parave dhe kanalet joformale.

Trajnimi për qëllim ka përmirësimin dhe perfeksionimin e të dhënat për të krijuar politika më të mira migracioni.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: