Këshilltari i jashtëm i ministrit, z. Sejdi Demiri zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatës aktive “Gora” të Goranëve në Republikën e Kosovës
Në kuadër të aktiviteteve të përditshme, Këshilltari i jashtëm i Ministrit, z. Sejdi Demiri zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatës aktive “Gora” të Goranëve në Republikën e Kosovës.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe propozime për thellimin e bashkëpunimit të ardhshëm në sferën e aktiviteteve të shoqërisë "Gora" që ata i kanë gjatë vitit, veçanërisht në sferën e botimit të revistës së tyre në gjuhën maqedonase "Gorocvet", mbajtjen e festivalit folklorik dhe turneut të futbollit të vogël, aktivitete të cilat u dedikohen pjesëtarëve të diasporës në zonën e Gorës në Republikën e Kosovës, me qëllim të mbrojtjes dhe afirmimit të tyre etnik, gjuhësor, kulturor, fetar dhe historik, si dhe ruajtjen e identitetit, vazhdimësinë e trashëgimisë së Goranëve në Kosovë.