Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Tearcës, z.Nuhi Neziri

Sot në Komunën e Tearcës, me kryetarin e Komunës z.Nuhi Nezirin, Ministri i angazhuar për diasporë, Dr.Xhemail Çupi  nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e diasporës, respektivisht hapjen e një zyre komunale në kuadër të projektit “Qendra për Diasporë”.
Zyra do të punojë me synim për të ofruar ndihmë, mbështetje dhe qasje më të lehtë për diasporën tonë. 
Me këtë marrëveshje ngremë nivelin e komunikimit mes pushtetit qendror dhe pushtetit lokal me qytetarët e diasporës për të rikthyer besimin e tyre tek institucionet shtetërore. 
Në këtë takim Ministri ishte i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, z.Izmit Nura ndërsa të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Drejtësisë z. Agim Nuhiu dhe deputetja znj. Fisnike Bekteshi Shaqiri.

Albanian