Republika e Maqedonisë i takon NATO-s dhe Bashkimit Evropian

27 prill 2018
 
Pasditen e djeshme, Ministri në Qeverinë е Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për Marrëdhëniet me Diasporën, u takua me Kongresmenin Robert Aderholt, anëtar i grupit të kongresmenëve për të mbështetur Republikën e Maqedonisë.
 
Ministri Ademi e njoftoi Kongresmenin Aderholt me punën e tij në fushën e diasporës dhe punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në tërësi gjatë dhjetë muajve të fundit. Gjithashtu, theksoi angazhimin e Qeverisë për vazhdimin e proceseve reformuese për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Angazhimi i kësaj Qeverie në proceset reformuese u njoh edhe nga ana e Komisionit Evropian në raportin e fundit, që rezultoi me vlerësimin e një rekomandimi të pastër për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
 
Kongresmeni Aderholt shprehu kënaqësi nga përpjekjet e fuqishme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zbatimin e agjendës reformuese dhe konfirmoi se vendi i Republikës së Maqedonisë është në NATO dhe Bashkimin Evropian. Të dy bashkëbiseduesit përfunduan se Uashingtoni duhet të jetë promotori kryesor i politikës së zgjerimit të Aleancës me vendet e Kartës së Adriatikut, si dhe integrimi i plotë i tyre krahas në NATO edhe anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian.
 
Në këtë drejtim, ne kemi kërkuar mbështetje eksplicite dhe të fortë për Republikën e Maqedonisë të merr ftesë për anëtarësim të plotë në NATO në Samitin e ardhshëm në Bruksel, në kuadër të partneritetit strategjik të vendosur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë.
 
Me takimet në Kongres, Ministri Ademi rrumbullaksoi vizitën e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: