Marrëveshje dinjitoze që e konfirmon identitetin dhe e garanton ardhmërinë

Të nderuar bashkëqytetarë të Republikës së Maqedonisë në diasporë.

Këtyre ditëve, të gjithë ne, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, këtu në shtet dhe në diasporë, marrim pjesë dhe e shkruajmë kapitullin e ri të historisë sonë. Kapitull në të cilin me marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e kontestit maqedono-grek për emrin dhe partneritetin strategjik e zgjidhim pyetjen e hapur mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës se Greqisë, njëkohësisht ndërtojmë miqësi dhe besim të ndërsjelltë mes dy vendeve dhe dy popujve, që asnjëherë më parë nuk ka qenë më e madhe.

Në duart tona, në duart e qytetarëve është çelësi për hapjen e perspektivës europiane për zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë për qytetarët. Perspektivë dhe vend në bashkësinë e popujve europianë për mbrojtje më të mirë të dinjitetit, identitetit dhe ardhmërisë së qytetarëve maqedonas.

Mbyllim një kontest tredekadësh dhe dalim nga izolimi.

Të gjithë ne guximshëm hyjmë në zgjidhjen e kontestit që vendin e tërhiqte te poshtë. Kur mendohej që nuk kishte rrugëdalje, ne ishim në krye të punës.

Para nesh është marrëveshja në të cilën është i shkruar vizioni dinjitoz për vendin tonë dhe – NISEMI PËRPARA.

Marrëveshja i përkufizon në mënyrë MIQËSORE interpretimet e termit MAQEDONI, për çka në mënyrë dinjitoze mbrohet dinjiteti, identiteti nacional, kulturor dhe i gjithëmbarshëm i të gjithë qytetarëve tanë.

Sipas kësaj, maqedonasit kanë të drejtë të përcaktohen si MAQEDONAS pa kurrfarë kufizimesh.

Gjuha maqedonase, populli maqedonas, Maqedonas, Maqedonase, të mbrojtura dhe të përforcuara. Konfirmohet identiteti maqedonas dhe pranohet nga të gjithë fqinjtë tanë, nga Republika e Greqisë dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Përgjithmonë.

Të nderuar bashkëqytetarë tanë në diasporë.

Republika e Maqedonisë është shoqëri demokratike me vlera europiane, ku liria e secilit veçmas dhe e drejta e tij e shprehjes dhe zgjedhjes është e garantuar.

Deri para një viti mbizotëronte frikë që kjo e drejtë të realizohet dhe sot kjo është tejkaluar.

Prandaj themi, qytetarët e Maqedonisë janë ata të cilët duhet ta japin fjalën e fundit me dinjitet në referendum. Lirshëm.

Mos lejoni të ju frikësojnë dhe të ju luhasin për të ardhmen tuaj. Qytetarët në Republikën e Maqedonisë, kudo që janë, nuk mbajnë mend nga dje.

Shumë mirë e dinë që tridhjet vitet e kaluara as nuk kishte propozime, as zgjidhje. Më së paku nga ata që sot sillen në mënyrë të papërgjegjshme për të ardhmen e vendit tonë.

E larguam pengesën e fundit për anëtarësim në NATO. Ne do të jemi anëtari i 30të i NATO-s.

Fitojmë hapjen e negociatave me UE. Po mos ta kalonim kontestin me Greqinë, dera e anëtarësisë në UE do të mbetej e mbyllur.

Qytetarët e kanë fjalën e fundit për marrëveshjen në referendum. Kanë mundësi vetë të vendosin.

Fortë besojmë që do ta bëjnë zgjedhjen e duhur.

E dimë që kemi marrëveshje të mirë, dinjitoze që e konfirmon identitetin dhe e garanton ardhmërinë tonë.

 

Shkup, 16 qershor 2018    

 

                                                                                                                                                      

 KABINETI I MINISTRIT PËR

MARRËDHËNIET ME DIASPORËN

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: