Hapja solemne e Shkollës Verore për Mësimin e Gjuhës Amtare të Agjencisë së Migracionit të RM-së
27 korrik 2018
Dje pasdite, në hapësirat e Qendrës së Kongresit në Ohër, u bë hapja e manifestimit solemn, me rastin e Shkollës Verore për Mësimin e Gjuhës Amtare, e dhjeta me radhë, projekt i Agjencisë së Migracionit të Republikës së Maqedonisë. Misioni dhe qëllimi kryesor i funksionimit të Agjencisë së Migracionit të Republikës së Maqedonisë është gjallërimi, ndihma dhe kultivimi i identitetit kombëtar te mërgimtarët, nëpërmjet ruajtjes së gjuhës amtare, kulturës dhe vlerave tradicionale të mërgimtarëve në vendet ku jetojnë.