Новости

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga ministri i angazhuar për Diasporën Edmon Ademi, në vizitë zyrtare në Gjermani: U shpreh përkrahja e Qeverisë për rrugën drejt integrimeve evropiane

Ministri i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi, i shoqëruara nga drejtori i Agjencisë së Migracionit Nikolla Shalvarinov, nga 1-4 shtator qëndrojnë në vizitë pune në Berlin dhe Bremen, në Republikën Federale të Gjermanisë.

Albanian

Thirrje publike e ministrit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me diasporën, Edmond Ademi

Kemi përgjegjësi qytetare. Tash është koha të vendosim!

Të nderuar bashkëvendas në diasporë,

Më 30 korrik 2018, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë të Marrëveshjes së arritur ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, solli vendimin për shpalljen e referendumit që do të mbahet më 30 shtator 2018, në të cilin qytetarët do ti përgjigjen pyetjes "A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?".

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në diasporë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë në botë. Qasja në listën zgjedhore mund të kryhet përmes web-faqes të Komisionit  Shtetëror Zgjedhor https://izbirackispisok.gov.mk/dijaspora/

Albanian

Hapja solemne e Shkollës Verore për Mësimin e Gjuhës Amtare të Agjencisë së Migracionit të RM-së

27 korrik 2018

Dje pasdite, në hapësirat e Qendrës së Kongresit në Ohër, u bë hapja e manifestimit solemn, me rastin e Shkollës Verore për Mësimin e Gjuhës Amtare, e dhjeta me radhë, projekt i Agjencisë së Migracionit të Republikës  së Maqedonisë. Misioni dhe qëllimi kryesor i funksionimit të Agjencisë së Migracionit të Republikës  së Maqedonisë është gjallërimi, ndihma dhe kultivimi i identitetit kombëtar te mërgimtarët, nëpërmjet ruajtjes së gjuhës amtare, kulturës dhe vlerave tradicionale të  mërgimtarëve në vendet ku jetojnë.

Albanian

Promovim i Doracakut për mërgimtarët, Libër me ilustrime për të mësuar gjuhën amtare dhe ueb faqja e re e Agjencisë së Migracionit për Diasporën anembanë botës

06 korrik 2018

Dje pasdite, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, Agjencia e Migracionit e Republikës së Maqedonisë në promovim celebrimin prezantoi tre projektet e reja me rëndësi1 të madhe për bashkatdhetarët nga Maqedonia në Diasporë.

Me hartimin e këtij Doracaku për mërgimtarët, Librin me ilustrime për të mësuar gjuhën amtare fëmijët  e  bashkatdhetarëve dhe ueb faqja e re e Agjencisë së Migracionit mundësoi realizimin e nevojave, qëllimeve dhe kërkesave të bashkatdhetarëve në vendet ku jetojnë, punojnë dhe veprojnë të organizuar.

Albanian

Pages