Referendumi është me rëndësi të jashtëzakonshme historike për Republikën e Maqedonisë- Republika e Sllovenisë me përkrahje të plotë
Ministri i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi, i shoqëruara nga drejtori i Agjencisë së Migracionit në Republikën e Maqedonisë Nikolla Shalvarinov, sot kishin takim me Presidentin e Republikës së Sllovenisë Borut Pahor dhe me kryetarin e Kuvendit nacional (Drzavni Zbor) të Sllovenisë, Dejan Zhidan. Në këto takime u bisedua edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, zhvillimin e mëtutjeshëm në më shumë fusha me interes të përbashkët, proceset integruese në Republikën e Maqedonisë në BE dhe NATO si dhe për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë me theks të veçantë për Marrëveshjen në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë dhe mbajtjen e referendumit.